
Nicola Peltz, bashkëshortja e Brooklym Beckham, ka qenë këto ditë qendra e mediave sociale për shkak të lajmeve mbi krisjen e raporteve me vjehrrën, Victoria.
Mes këtyre zërave ajo ka ndarë një mesazh në Instagram për “njerëzit që e bëjnë të ndihet keq”
27-vjeçarja ka shpërndarë dy foto, k shihen sytë e saj të kuq të përlotur. Në përshkrimin e fotove, aktorja e re theksoi se “e ka të vështirë të tregojë trishtim”, duke shpjeguar se ardhja nga një familje e madhe e ka bërë shumë “të ashpër”.
“Ndonjëherë është e vështirë për mua të tregoj trishtimin tim. Rritja me shtatë vëllezër e motra dhe dy prindër të fortë, më bëri shumë të ashpër. Në mua është futur ajo që të mos i lejoj njerëzit të më rrëzonin ose të më lëndonin zemrën. Më bëri të ngre një mur për t’u mbrojtur, sidomos në showbiz. Të gjithë kemi ditë kur njerëzit na bëjnë të ndihemi keq dhe është mirë të lëndohemi nga kjo”, ka shkruar Nicola dhe ka shtuar se ka dashur të tregojë edhe këtë anë të vetes.