Totenhemi i Antonio Kontes duket se e ka përqendruar vëmendjen te futbollistët e ish-skuadrave të teknikut italian, ku pas arritjes së akordit me Ivan Perisiç, londinezët kanë vendosur në shënjestër mesfushorin e bardhezinjve, Ueston MeKeni.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, amerikani duket se me paraqitjet e tij në sezonin e shkuar ka marrë vëmendjen e Kontes që e ka përzgjedhur si një nga opsionet e mundshme për mesfushën e sezonit të ardhshëm.
Juventusi e konsideron lojtarin si një pikë kyçe të mesfushës, por një afrim i mundshëm i Pol Pogbasë mund të ndryshojë gjithçka dhe t’i hapë rrugën një transferimi të mundshëm të 23-vjeçarit në Angli.
Arena e Lajmit

Loading…