Dalin emrat, 2 shqiptarët e arrestuar në Greqi janë Jambelli dhe Leci, dyshohen si porositës të vrasjes së oficerit Artan Cuku

800 0 601d23f6cb5b8

Dy shqiptarët e arrestuar në Greqi, për ngjarjen e ndodhur në e ndodhur në zonën e Vulës më 22 janar, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta, janë Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb dhe News24 nga gazetari Igli Çelmeta.

Por ndërsa janë vënë në pranga për llogari të palës greke, Jambelli dhe Leci. dyshohet se janë porositësit e vrasjes së oficerit të policisë, Artan Cuku më 8 prill të 2017-ës, pranë banesës së tij në rrugën e Kosovarëve.

Të dy ata akuzohen se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e Cukut, ndërsa ky i fundit është i arrestuar.

Ndërkohë, nuk dihet nëse këtë herë policia greke do të pranojë të ekstradojë drejt Shqipërisë të arrestuarit, pasi kujtojmë se Jambelli është arrestuar edhe në vitin 2019 në shtetin helen, por autoritetet atje nuk pranuan ta ekstradojnë drejt vendit tonë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×