“Situata nuk përbën rrezik as për banorët as për pushuesit”, zjarri në malin e Çikës, prefekti i Vlorës: Pritet ndërhyrja nga ajri, s’i fusin dot njerëzit, është zonë e thepisur

4454545454545

Ndërsa vijojnë flakët prej tre ditësh në malin e Çikës, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj në një prononcim për News24, deklaroi se situata nuk është alarmante dhe se nuk ka rrezik as për banorët e Dhërmiut dhe as për pushuesit.

Ai tha se prej dy ditësh vatra e zjarrit nuk ka lëvizur, kjo për shkak të terrenit dhe se zjarri ka rënë në gropat e Çikës, duke mos u favorizuar përhapja e zjarrit më tej.

Sakaq, ai tha sot pritet ndërhyrja nga ajri, pasi për shkak të terrenit të thepisur është me rrezikshmëri ndërhyrja nga toka.

“Situata është e qetë, është në gropat e malit të Çikës dhe nuk ka lëvizur prej dy ditësh, për shkak të terrenit, sepse gropat nuk e favorizojnë shpërndarjen e zjarrit.

Situata është e qetë, përtej asaj që erërat kanë shkaktuar mbrëmë shpërndarje tymin në Dhërmi. Nuk ka asnjë lloj rreziku. Është terren i thepisur, nuk mund të ndërhyjmë, sot do ketë ndërhyrje nga ajri, është humnerë e vërtetë dhe nuk mund të fusim njerëzit aty”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×