Silvio Berluskoni kthehet përsëri protagonist në Serinë A. Ish-presidenti i njohur i Milanit ia ka dalë që të mbajë premtimin e tij dhe pas katër vitesh në drejtim, ka ngjitur për herë të parë në histori skuadrën e Monzës në elitën e futbollit italian.

Monza u kualifikua këtë vit në play-off të Serisë B dhe ia doli të triumfonte në finale pas një ndeshje të çmendur të fituar 4-3 në kohët shtesë ndaj Pizës. Ndeshja e parë ishte ndarë 1-0 dhe sfida e kthimit ishte e jashtëzakonshme në përmbysje të shumta situatash.
Fillimisht Piza ishte në avantazh të dy golave, por pastaj Monza shënoi 2 herë duke barazuar rezultatin dhe duke qenë një hap pranë kualifikimit. Por në minutën e 91-të, Mastinu shënoi për vendasit duke çuar sfidën në kohët shtesë. Një situatë që bëri stadiumin të shpërthente në festë të çmendur, por me Berluskonin që nuk po shihte asgjë, pasi në ato moment ishte në gjumë në tribunë.
Gjithsesi, ekipi i tij ia foli të shënonte dy herë në shtesë, duke çuar sfidën në shifrat 4-3 dhe duke siguruar ngjitjen në elitën e futbollit italian për herë të parë në historinë e klubit të krijuar në vitin 1912. Kështu, dyshja Berluskoni-Galiani, do të kthehet përsëri protagoniste në elitën e futbollit italian, pasi realizuan mrekullinë e radhës.
Arena e Lajmit
Loading…
and then