Çdo ves i njeriut ka një ndikim të fortë në organet e trupit të njeriut.
Pirja e alkolit, kërcitja e gishtave, kafshimi i thonjëve, pirja e duhanit, ushqyerja pa kufi, vetmia e shumë syresh, parazitizmi e të tjera si këto, konsiderohen vese të këqija për njeriun.
Ekspertët thonë se pavarësisht së shkuarës, njeriu mund të ndryshojë mënyrën si e jeton jetën duke hequr veset e këqija.
Sipas tyre, veset e këqija nuk largohen sa hap e mbyll sytë, sidomos nëse kanë qenë të pranishme në jetë prej shumë kohësh.
Largimi i tyre kërkon ndërgjegjësim, mund, përkushtim dhe kohë.
Asnjë person tjetër veç teje nuk është përgjegjës për veprimet e tua edhe për vete.
Në momentin që e kuptoni këtë do të ndiheni të ngarkuar emocionalisht por do të kuptoni që çdo veprim ka një pasojë.
Një ndërgjegjësim i tillë është pushtet më vete për mendjen e njeriut.
Vetëm falë këtij ndërgjegjësimi do të merrni rrugën e eliminimit të zakoneve të këqija.
Nëse dëshironi të bëni një analizë të ndikimit të veseve të këqija në jetën tuaj bëni një listë me argumenta pro dhe kundër.
Le të marrim shembullin e duhanit.
Argumentat në favor të duhanpirjes mund të jenë:
Argumentat kundër duhanpirjes janë:
E rëndësishme është që kur të bëni lista të tilla të jeni 100% të ndershëm me veten.
Njeriu i dorëzohet veseve sepse vlerëson më shumë shpërblimin afat-shkurtër që merr.
Duke qenë se ndikimi afat-gjatë i veseve anashkalohet si pa të keq, ekspertët mendojnë një kthesë serioze në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit.
Për shembull, nëse jeni person që nuk hani mëngjes, por duke qenë se duhet të humbisni në peshë, detyroheni të hani këtë vakt të rëndësishëm.
Në një periudhë afat-shkurtër kjo është gjë e mirë, por në një periudhë afat-gjatë, kilogramët e humbur do të kthehen sërish.
Kjo ndodh sepse ju nuk keni një rutinë të mirëfilltë ushqyerje por e përshtasni atë me nevojat bazike e të përkohshme të trupit.
Nëse ndodh që aksidentalisht nuk iu përmbajtët dot zotimit për të hequr një ves të keq, mos u demoralizoni.
Këto janë gjëra që ndodhin.
Është më mirë të jeni të ndërgjegjshëm për gabimin dhe të sinqertë me veten dhe të rinisni misionin për tu çliruar nga veset e këqija, një e nga një./AgroWeb.org

and then