Ish-ministri Tahiri prej muajsh në burgun e Fierit, transferohet drejt Lushnjës

Tahiri Del Nga Spak (1)

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin me burg prej 3 vitesh e 4 muajsh, është duke u transferuar nga burgu i Fierit në IEVP e Lushnjës.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Transferimi po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.

Më 9 shkurt të 2022-shit, pas dënimit, Tahiri u transferua drejt burgut të Fierit.

Kujtojmë se Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO. Gjykata e Lartë ka në dorë shqyrtimin edhe të një tjetër kërkese të ish-ministrit Tahiri, për pafajësi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×