Tragjike në Durrës, 18-vjeçari futet në det për të shpëtuar dy të mitur nga mbytja, por nuk arrin të dalë vetë, nisin kërkimi për gjetjen e trupit të tij

Nuk e mendoi 2 herë, por u fut në detin e trazuar për të shpëtuar dy të mitur. 18-vjeçari nga Durrësi, Anrik Kashiku është heroi që sot shpëtoi 2 jetë, vëllain e tij dhe shokun e vëllait duke sakrifikuar veten.

Era e fortë shkaktoi dallgë në Adriatik sot në mesditë, dhe dy të miturit brenda në det po rrezikonin të mbyteshin. I riu nuk hezitoi, por u fut në det për t’i ndihmuar.

Pushuesit panë se ai mes dallgëve i nxori dy 13-vjeçarët në breg, por me sa duket një dallgë e madhe e tërhoqi dhe për minuta të tëra ai nuk po dukej. Pushuesit njoftuan policinë dhe pas disa kërkimeve trupi i 18-vjeçarit u gjet. Ai u dërgua në spital por fatkeqësisht pa shenja jete. Ndërkohë dy 13-vjeçarët ndodhen në spitalin e Durrësit dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×