“Do të këmbëngul për pafajësi”/ Një arkë peshk dhe një celular e çuan prapa hekurave, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë

640 0 7c5d1421a50c667f6004ff1aca782a02

Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se shuarja e masës është bërë për shkak se Voda ka shlyer dënimin.

“Do të këmbëngul për pafajësi”, është shprehur ajo përmes avokatit të saj.

Kujtojmë se Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg, pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×