Marota më në fund flet hapur për Dibala: Shpresa jonë është që të luajë me ne

Xhuzepe Marota, administratori i Interit, më në fund ka folur qartë rreth Paulo Dibala dhe hapat që zikaltrit kanë ndërmarrë që të bëhet pjesë e tyre këtë verë. Drejtuesi i nënkampionëve të Italisë, ka pohuar për herë të parë publikisht se klubi ka deshsrë të nënshkruajë me argjentinasin që largohet në fund të qershorit si lojtar i lirë nga Juventusi dhe mund të firmosë me çdo skuadër tjetër.

dibala marota

“Në sport duhen pranuar edhe ato që unë i përkufizoj si gënjeshtra të bardha, ndaj në këtë moment nuk di të them si është çështja. Shpresa është që ndoshta ai të mund të luajë me ne”, tha Marota para gazetarëve.

“Ai dhe Lukaku? Nga ana jonë nuk ka asnjë ngut. Nuk kemi pse bëjmë asgjë në mënyrë të ngutur. Me siguri diçka e kemi bërë që më parë, duke u munduar që të paraprijmë situata. Duhej krijimtari dhe kurajë për të ndërmarrë disa veprime. Është e qartë që baza e skuadrës do të mbetet. Jemi Interi dhe si të tillë duam që të arrijmë gjithmonë objektiva shumë ambiciozë.

Perishiç? Ka keqardhje, por ai dëshironte të provonte një eksperiencë të re në Premier Ligë. Nuk ishim në pozicionin që të mund të bënim oferta të përmirësuara, thjesht zgjedhja e tij ishte bazuar mbi një të ardhme të ndryshme nga ajo aktuale. Respekt maksimal për këtë dhe një falënderim i madh. Do të gjejmë zëvendësuesin e duhur dhe gjithsesi kemi marrë Robin Gosens”, ishin fjalët e tij duke komentuar edhe largimin e kroatit nga zikaltërit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×