Nga blerja e Haland, te drama ndaj Realit. Pronari i Sitit tregon prapaskenat: Perez më uroi kualifikimin në minutën e 82-të

Mançester Siti kërkon me çdo kusht që të fitojë Ligën e Kampioneve dhe Khaldon Al Mubarak, sheiku i cili ka në pronësi klubin anglez, nuk do të kursehet si zakonisht për të plotësuar dëshirat e Pep Guardiolës. Blerja e Erling Haland dhe së shpejti e Julian Alvarez, nuk do të jenë të vetmet ndërhyrje në merkato, siç ka shpjeguar ai në një intervistë të dhënë për faqen e klubit.

al mubarak

“Me shumë mundësi kemi numrin 9 më të mirë në botë, në moshën e duhur, nëse sheh 10 apo 15 vitet e ardhshme me Haland, kemi investuar te një sulmues për të ardhmen. Mund të konfirmoj se do të afrohen lojtarë të tjerë. Po përpiqemi të përforcojmë ekipin në zonat ku duhet përforcuar. Në çdo sezon ka lojtarë që largohen dhe ne duhet të freskojmë ekipin. Kemi bërë blerje të rëndësishme por mund të them që do të bëjmë edhe dy të tjera”, vijoi ai.

“Rinovimi me Guardiolën? Biseda do të zhvillohet në momentin e duhur, me ritmin e duhur dhe me kohën që është e përshtatshme për Pep. Ai nuk ka qëndruar kurrë kaq shumë kohë në një klun dhe ne po përfitojmë nga çdo moment me të”, vijoi sheiku nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai ka zbuluar gjithashtu se në këtë sezon, momenti më i vështirë kishte qenë padyshim ndeshja e Ligës së Kampioneve ku Mançester Siti u përmbys nga Real Madrid në minutat e fundit dhe i dha lamtumirën turneut. Ai zbuloi se edhe Florentino Perez kishte qenë i bindur se anglezët do të kalonin në finale.

“Për mua ishte shumë e vështirë që të qëndroja aty me Florentino Perez në krah. Mendoj se në minutën e 82-të më uroi kualifikimin. E kishim në dorë. Por me raste futbolli është i tillë”, tregoi Al Mubarak.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×