Masakër në Fushë-Krujë/ Vriten me armë zjarri tre persona, makina përfshihet nga flakët, policia në vendngjarje

Fushe Kruje

Atentat me armë zjarri në Fushë-Krujë. Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për “BallkanWeb” se është qëlluar ndaj një automjeti dhe tre persona kanë mbetur të vrarë.

Automjeti më pas është përfshirë nga flakët. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se ngjarja ka ndodhur te Mbikalimi i Fushë-Krujës.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe në aksin Fushë-Krujë Vorë dhe drejt Kamzës, teksa trupat i viktimave ndodhen ende në automjet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×