“Nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë Vllaznisë”, flet presidenti Xhaferi: Na ka ngjitur me Josën, as nuk diskutohet vazhdimësia me të

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka konfirmuar se kuqeblutë do të vazhdojnë me një projekt afatgjatë me trajnerin Mirel Josa,. Duke folur për “SuperSport” pas fitores së Kupës, ai vlerësoi faktin se ishte shkruar historia e klubit kuqeblu.

xhaferi

“Kemi fituar dy Kupa radhazi dhe duhet të jemi të kënaqur, është historike që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë me Vllazninë dhe është kënaqësi e dyfishtë. Por duke pasur parasysh që nuk kishim bërë sezon të mirë në kampionat, marrja e Kupës ishte shpëtimi i sezonit dhe skuadra është më e qetë. Tani të shohim mundësinë për Europën.

Unë kam firmosur për tre objektiva: Kupat e Europës, kampionatin e Kupën. Vetëm një nga këto nuk u realizua.

Është momenti tani që nuk kemi pushim dhe duhet të analizojmë pozicionet që duhet të forcojmë. Ardhja e profesor Josës për mua është fantastike, e tregoi edhe sot. Do të ecim e të bëjmë më të mirën se kemi pretendime edhe në Europë, që të konkurrojmë denjësisht të paktën.

Që në fillim kur jemi ulur me Josën, na ka ngjitur si i themi. Kemi pasur bisedë të sinqertë me njëri- tjetrin. Unë njihem si person i cili kur pëlqej dikë, mundohem të punoj gjatë me të. Rasti i Brdariç është tregues se qëndroi gati dy sezone. Nuk diskutohet vazhdimësia në sezonin tjetër, po mundohemi që grupi teknik të formësojmë skuadrën se është momenti më i rëndësishëm dhe të kemi projekt afatgjatë me Josën.

Në këtë edicion ndoshta janë bërë gabime në selektim. Ndërrimi i tre trajnerëve nuk ka qenë diçka e mirë dhe i ka kushtuar Vllaznisë. Por mendoj se nga gabimet duhet të mësojmë se futbolli është lojë dinamike dhe kërkon të përmirësohemi si në çdo gjë tjetër. Duhet të ecim përpara dhe të mësojmë prej gabimeve”, tha Xhaferi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×