
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot për “Open” në ‘News24’ se masakra e Fushë-Krujës ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata ka gjasa që të ngelet pa autorë.
Ndërkohë, gazetari i kronikës Eni Ferhati tha se për masakrën janë sekuestruar 50 orë pamje filmike nga kamerat e sigurisë në rrugën e Fushë-Krujës. Ferhati tha se do të duhet shumë punë nga ana e specialistëve që të arrihet në marrjen e provave përmes pamjeve.
DISKUTIMI
Lala: Fakti që asnjë gëzhojë nuk ka dalë jashtë perimerit.. një nga armët rezulton kallashnikov i modifikuar për të gjuajtur dhe për të mbajtur dy karikatorë. PMX është armë e precizionit të saktë. Është një vend pa kamera sigurie. Besoj se kjo ngjarje do të hyjë, përveç rasteve ku mund të ketë të penduar, do hyjë në ngjarjet pa autorë. Ju e vini në diskutim se nuk kanë njohje në zonë dhe mbështetje nga grupet kriminale?
Specialisti Ervin Karamuço: Ka vrasës me pagesë që ikin jashtë dhe vijnë prapë. Në 6 maj është zbaruar se do të kryhej një atentat ndaj një prokurori, dhe grupi kriminal ka bashkëpunim me shqiptarët.
Avokati Bledar Meminaj: Nuk janë amatorë, por profesionistë. Kemi 3 vendngjarje. Vendi ku ndodhi ngjarja, vendi ku digjet makina e parë dhe më pas makina e dytë.
Eni Ferhati: Në këto zona ka dyshime për shkak të lokalitetit, që mund të ketë bashkëpunime. Kjo është sfidë. Aktualisht flasim janë sekuestruar 50 orë pamje filmike për të gjitha bizneset dhe daljet në biznese. Kanë shkuar 3 specialistë të mirë të leximit të kamerave, që iu duhen shumë punë. Brilant Martinaj nuk ishte ‘peshë’ e lehtë, pasi ishte me peshë. Profesor sa mendon se duhet të jetë paguar për këtë rast autori?
and then