VIDEO/ Akuza të rënda për portierin e kundërshtarëve të Shqipërisë. E kapin “mat” duke zvogëluar portën

Shqipëria nis në javën e ardhshme rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel në transfertë ndaj Islandës. Një sfidë impenjative ndaj një ekipi i cili bën shpesh surpriza në arenën ndërkombëtare. Por kuqezinjtë duhet t’u ruhen edhe surprizave të veçanta që mund të vijnë nga nordikët, pasi një nga portierët e tyre, akuzohet se përdor një rreng për të zvogëluar portën para ndeshjeve.

gunarson

Portieri 21-vjeçar Patrik Gunarson, pjesë e klubit të Viking, është akuzuar në Norvegji se lëviz në mënyrë të vullnetshme shtyllat e portës me qëllimin për të zvogëluar dimensionet e saj. Ai shihet teksa shtyn shtyllat drejt pjesës së brendshme pak nga pak.

Një situatë e çuditshme, por për të cilën ai ka hedhur poshtë çdo akuzë. “Bëhet fjalë vetëm për një ritual para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndjehem më mirë. Nuk ka asgjë. Thjesht godas me shkelm shtyllat”, ishin fjalët e tij. Tani mbetet të shihet nëse do të përsëritë të njëjtin ritual edhe me Shqipërinë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×