EKSKLUZIVE/ Partizani tenton rikthimin e madh, shans i dytë për mesfushorin. Ja prapaskenat

Ferhan Hasani mund të rikthehet te Partizani. Fantazisti, i cili aktualisht është pjesë e Shkëndijës, është një nga dëshirat e drejtuesve për mesfushën.

Ferhan-Hasani

Në kampin e kuq kërkojnë të ndërthurin elementët e rinj me ata me eksperiencë dhe 31-vjeçari mendohet të jetë një zgjedhje mjaft efikase.

Hasani ishte pjesë e Partizanit në sezonin e kaluar, kur luajti për rreth 6 muaj, por pa arritur të zërë një vend titullari, edhe për shkak se nuk e bindi dot ish-trajnerin Daja për një vend në formacion.

TJETËR SITUATË – Partizani që nga koha kur “Buba” ishte pjesë, ka ndryshuar shumë. Daja nuk është më dhe ekipi edhe formatuar tërësisht. Mehmeti është konfirmuar publikisht nga presidenti Demi dhe ka nisur planin për merkaton, ku në mesfushë do një mesfushor lider.

Hasani është ndoshta profili i duhur, pavarësisht se vitin e shkuar nuk u ambientua dot. Matondo, Rrapaj dhe “Buba” do të ishin “trio” me të gjithë elementët e nevojshëm brenda.

PRAPASKENAT – Për momentin gjithçka është në kuadrin e bisedimeve dhe asgjë konkrete nuk ka marrë udhë.

Ka pasur një komunikim mes Hasanit dhe drejtuesve të Partizanit, ku këta të fundit i kanë shprehur dëshirën për ta bashkuar edhe një herë me Ibraimin, me të cilin ka luajtur te Shkëndija dhe kanë shkëlqyer së bashku.

Madje, nga burime pranë klubit mësohet se firma me Hasanin është një sugjerim i Ibraimit, pasi të dy e njohin në perfeksion njëri-tjetrin në fushë.

Vetë “Buba” ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me një lëvizje të mundshme.

KONTRATA ME SHKËNDIJËN – Fantazisti ka edhe një sezon kontratë me Shkëndijën dhe ndarja nuk është edhe aq e lehtë. Tetovari është i vetmi numër 10 në skuadër dhe largimi do të kishte kosto.

Gjithsesi, historia ka treguar se dëshira e lojtarit fiton mbi atë të klubit dhe nëse “Buba” dëshiron largimin, është një çështje e zgjidhshme.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×