Operacioni antidrogë në Fier/ Makina e mbushur me kanabis tentoi të largohej nga parcela, por ra në kanal, policia prangos 2 persona. Shihni pamjet nga aksioni (Video)

Fier Mujalli

Ky është automjeti tip “Ford” me targa AB 121 GR, i cili dyshohet se në tentativë për t’u larguar nga parcela me kanabis në zonën e Mujallisë, mbushur me kanabis, ka rënë në një kanal pamundur dot të dal prej aty.

Disa orë pas ngjarjes, e ndërsa vijon operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike, mjeti tip “Ford” është nxjerrë nga kanali, ndërsa në pamje duken edhe dy persona të prangosur, të cilët janë shoqëruar nga policia e Fierit.

Në ndihmë të drejtuesit të automjetit tip “Ford”, i cili i larguar është nxjerrë nga automjeti, ka shkuar një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit po ashtu është shoqëruar nga blutë. Mësohet se në automjetin tip “Ford” është gjetur edhe një sasi kanabisi, e futur në thasë plastik, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e bluve.

Pritet që të kryhen veprimet përkatëse për të zbuluar se sa rrënjë kanabisi janë gjetur në parcelë  dhe sasia e sekuestruar në automjetin tip ford, ndërkohë që mbetet për  të parë se sa janë të shoqëruarit që kanë lidhje me këtë ngjarje e lidhjen që mund të kenë me njeri tjetrin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×