Pavarësisht suksesit të arritur me Egnatian, duke i siguruar qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm, trajneri Zekerija Ramadani, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin rrogozhinas. Lajmin e ka konfirmuar vet tekniku shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëpërmjet një postimin në “InstaStory”.

“Të dashur miq! Doja të ju informoj sot përfundimisht se mbyllëm bashkëpunimin me KF EGNATIA. Ishte një sezon me shumë vështirësi, por të gjithë bashkë siguruam edhe një sezon Superioren.
Dua që t’i falënderoj të gjithë që ishin me mua në këtë rrugëtim, duke filluar nga punëtorët e fushës, stafin tim, ish-drejtorët e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë aritje.
Falemnderit edhe “Ultras Egnatia” për mbështetjen që na dhuruat. Faleminderit presidentit Agim Demrozi që gjithë kohën ishte afër ekipit. Suksese në kampionatin e radhës Egnatia”, shkroi Ramadani në postimin e tij.

Vlen të theksohet se Ramadani pasoi Gugash Maganin te Egnatia, duke realizuar objektivin që ishte mbijetesa. Gjasat janë të mëdha që tekniku të vijojë karrierën në Kosovë, ku nuk kanë munguar ofertat ditët e fundit, teksa pritet me mjaft kuriozitet të mësohet se cili do të jetë timonieri i ri i Egnatias për sezonin 2022-2023.
Pas duelit me Korabin ditën e djeshme, Ramadani deklaroi se do të ulej me drejtuesit për të ardhmen, por duket se palët nuk mundën të gjenin gjuhën e përbashkët, për të vijuar bashkëpunimin.
Arena e Lajmit
Loading…
and then