“Lavazh special”/ Rovena Dilo publikon videon, këngëtarja “në krye të detyrës”: Kursen edhe lekët…

des-2

Këngëtarja Rovena Dilo është përfolur shpesh në mediat rozë për karrierën së saj.

Por së fundmi Rovena Dilo ka treguar së fundmi një ‘fiksim’ të saj.

Këngëtarja publikoi në TikTok një video ku shfaqet duke larë makinën e saj. Videoja e xhiruar nga një mikeshë e këngëtares, tregon Rovenën mjaft të fokusuar “në punë”, teksa shprehet se ai është një “lavazh special.”

 

@rovenadiloPërpara udhëtimit makina bëhet xixiiiiii !!! 🤣🤣 Lavazh specual shpie ! 😜♬ original sound – rovenadilo

Ndërkohë një ndjekës i ka komentuar këngëtares: “Kursen dhe lekët me atë sebep”. Dilo e ka pëlqyer komentin e ndjekësit.

Rovena Dilo u vendos në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të fizikut të saj. Këngëtarja shqiptare ka mahnitur teksa është shfaqur me bikini nga pushimet e saj.

Dilo shijoi disa ditë relaksi në bregdetin grek, nga ku nuk harroi të përshëndesë ndjeksit me foto. Këngëtarja e hitit “Rrëfimi” tregoi me krenari trupin e saj të përsosur në një palë bikini të zeza një pjesëshe.

Ndonëse i ka kaluar të pesëdhjetat, Dilo duket tejet elegante dhe vitale – kjo edhe falë angazhimit të saj sportiv.

Më herët në një intervistë Rovena Dilo veçoi si momentin më të vështirë vdekjen e të atit në vitin 2002. Këngëtarja dhe moderatorja tregoi se humbja e të atit e ka ndryshuar shumë dhe e ka bërë të reflektojë.

“Momenti më i vështirë, ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”– tregoi Rovena Dilo me lot në sy.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×