Digjet një sipërfaqe toke në Orikum, flakët përfshijnë dhe dy automjete të parkuara

Zjarr

Dy automjete janë djegur pjesërisht në Orikum, pasi ishin të parkuara pranë një sipërfaqe toke me barishte që u përfshi nga flakët.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi sot rreth orës 18:45, pranë Kishës, në Orikum, ku u përfshi nga flakët një sipërfaqe toke me barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesërisht dy automjete tip “Mitsubishi” dhe “Jeep”, të parkuara.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×