VIDEO/ Zjarr i madh Kodër-Krastë të Elbasanit, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

Zjarr Lezhe

Një vatër zjarri është shfaqur rreth orës 19:20 në Kodër-Krastë të Elbasanit. Për në vendngjarje janë nisur menjëherë punonjës të shërbimit pyjor dhe zjarrfikëset.

Zjarri në pak minuta është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe dyshohet i qëllimshëm.Terreni i thyer kodrinor vështirëson punën e zjarrfikësve për të ndërhyrë në të gjithë zonën e përfshirë nga flakēt.

Gjatë viteve të fundit, Kodër Krasta është përfshirë nga disa zjarre, duke pësuar dëmtime të mëdha. Kodër-Krasta konsiderohet si mushkëria e Elbasanit pasi është parku më i madh me pisha pranë qytetit të Elbasanit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×