VIDEO/ Rroca kapiten, Ethemi protagonist me asist! Festa e shqiptarëve që rikthyen në elitë ekipin turk pas 17 vitesh

Eduart Rroca, Krista Abazaj, Valon Ethemi dhe Jetmir Topalli, janë 4 futbollistët shqiptarë që shkruan historinë me klubin e Istanbulsporit, duke e ngjitur në elitën e futbollit turk pas plot 17 vitesh.

pjimage (9)

Në finale e “Play-Off”-it, Rroca mbajti shiritin e kapitenit duke bërë një paraqitje dinjitoze, ndërkohë që Ethemi dha një asist të mrekullueshëm në golin e avantazhit.

Istanbulspor5

Një kontribut të çmuar te skuadra e Istanbulsporit, gjatë gjithë sezonit dhanë edhe Kristal Abazaj dhe Topalli. Në fund një festë e legjitime ka shpërthyer, ku nuk mungojnë nuancat shqiptare.

bandicam 2022-06-02 22-06-11-800

Nga pamjet e publikuara nga klubi, shikohen të katërt futbollistët shqiptarë që festojnë këtë moment të jashtëzakonshëm. Rroca mban të lidhur në trup flamurin shqiptar teksa shkon për të ngritur trofeun e “Play-Off”-it.

PËR TË PARË VIDEON E FESTËS KLIKONI KËTU: https://juststream.live/GatecrashTanglingWolfed

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×