MINIFUTBOLL/ Kampionati Euriopian, Shqipëria fluturon sot drejt Sllovakisë

Tashmë ka nisur nu mërimi mbrapsht për startin e Kampionatit Europian të Minifutbollit, që do të zhvillohet në Sllovaki më datat 4-11 qershor. 24 përfaqësuese, të ndara në gjashtë grupe, do të nisin aventurën në eventin e futbollit me 6 lojtarë, në kërkim të triumfit.

kombetarja shqiptare minifutboll

Në këtë kompeticion, siç dihet, do të përfaqësohet edhe Shqipëria, e cila bën pjesë në Grupin B, së bashku me Rumaninë, Spanjën dhe Azerbajxhanin. Ndonëse në një grup shumë të vështirë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Irtan Sejko dhe Olsi Xhaferi paraqiten me ambicie.

Kombëtarja jonë dje zhvilloi seancën stërvitore të radhës, në të cilën u punua kryesisht për fazën mbrojtëse. Lojtarët duken të karikuar dhe me shumë dëshirë për ta përfaqësuar vendin në mënyrë sa më dinjitoze në këtë kompeticion, ku përballë do të kenë ekipe shumë të forta.

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit, pas stërvitjes është zhvendosur në hotel Prestige, për të vijuar grumbullimin, aty ku i ka të gjitha kushtet për një akomodim sa më të rehatshëm.

lojtaret e grumbulluar

Ndërsa paraditen e sotme ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në tokën shqiptare, për të fluturuar në drekë drejt Sllovakisë, teksa nesër në mbrëmje në orën 20:45 do të ketë sfidën e parë në grup kundër Spanjës, një emër i madh i futbollit botëror, por që së fundmi ka një zhvillim të ndjeshëm edhe në minifutboll.

Ndeshja e dytë për kombëtaren tonë do të jetë më 6 qershor në orën 18:15 kundër Rumanisë, që është edhe ekipi rekordmen për tituj europianë (6 herë kampion), si dhe një nga favoritët kryesorë edhe në këtë edicion.

Ndeshja e fundit në grup për Shqipërinë do të jetë më 7 qershor në orën 10:30 përballë Azerbajxhanit. Kujtojmë që vendet e para, të dytat si dhe 4 vendet e treta më të mira të secilit grup kualifikohen për në raundin e dytë.

grupi b

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×