Tragjedi/ E mori për ta çuar në çerdhe, babai parkon makinën dhe lë fëmijën brenda për disa orë, humb jetën foshnja 14 muajshe

55

Rastet ku prindërit harrojnë fëmijët në automjet po bëhen edhe më të shpeshta, ku edhe shumë prej kanë përfunduar me tragjedi.

I tillë është edhe rasti i një foshnje 14-muajshe i harruar në automjet për orë të tëra , ku si pasojë e nxehtësisë humbi jetën.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Francë. Ka qenë vetë babai i tij që dyshohet se ka harruar foshnjen në automjet për disa orë.

Ai  e kishte marrë fëmijën për ta dërguar në çerdhe, por më pas e kishte harruar atë në sediljen e pasme, pasi e kishte parkuar makinën bashkë me foshnjen brenda.

Sipas Prokurorisë rezulton se nga hetimet fillestare rezulton se fëmija i vogël ka vdekur nga mbytja dhe dehidratimi, shtuar edhe temperaturat e larta,.

Vlen të theksohet se prindërit, për shkak të tronditjes që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh se fëmija i tyre ka vdekur, janë dërguar me urgjencë në spital.

(Balkanweb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×