UEFA sjell fitime kolosale për Vllazninë, ja sa përfiton klubi shkodran nga pjesëmarrja në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Vendimi i UEFA-s për të vendosur Vllazninë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ka sjellë dhe fitime kolosale për klubin shkodran.

VLLAZNIA 2

Vetëm si pjesëmarrëse në këtë tur, Vllaznia përfiton 100 mijë euro dhe nëse eliminohet merr dhe 350 mijë euro bonuse. Në rastin minimal, fitimi i klubit shkodran do të jetë 450 mijë euro.

Në rastin e kualifikimit, baza e fitimit do të jetë 200 mijë euro dhe nëse eliminohet në turin e tretë, atëherë do të marrë 550 mijë euro bonuse, me fitimin që do të shkojë në 750 mijë euro.

Nëse shkon deri në fazën “playoff”, atëherë baza do të jetë 300 mijë euro dhe nëse eliminohet në këtë raund, atëherë do të marrë dhe 750 mijë euro bonuse.

LEXO EDHE: “Panorama Sport” e paralajmëroi e para, Vllaznia konfirmon që e nis nga turi i dytë në Ligën e Konferencës

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×