“Jemi rritur si skuadër, kam besim se do bëjmë paraqitje të mira”, Gjasula: I dimë mundësitë tona në këtë grup

Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula ka folur në konferencën për shtyp për mediat përpara sfidës ndaj Islandës. Gjasula ka theksuar rëndësinë e sfidës në progresin e skuadrës duke theksuar shanset e Shqipërisë në këtë grup.

bandicam 2022-06-03 13-49-43-229

Favoritët në grup?

Unë nuk do thoja se jemi favorit ndaj Islandes dhe Izraelit, në të shkuarën ka qenë e vështirë me kombëtaret e vogla, jemi rritur si skuadër jam optimist qe do bëjmë paraqitje te mira.

Me sa pikë do të kënaqeshit në këtë grup?

Varet si shkon ndeshja, por dhe me 4 pikë do ishim ne rregull. Do të shikojmë si do te shkoj kjo ndeshje e pare me pas do te shikojmë se çfarë mund te bëjmë. Do tentojmë të marrim pikë me Islandën pastaj do të mendojmë për të tjerat.

Islanda?

Ne e dimë që Islanda është një ekip shume fizik. Mbrojnë shumë mirë dhe luajnë me kundërsulme. Ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë. Nuk po luajmë kundër Spanjës ose ndonjë kombëtareje tjetër të madhe, do shikojmë veten tonë.

Të rinjtë në Kombëtare, Asllani?

Asllani është djalë i ri ka, shume talent. Është lojtar me shume kualitet, çdo lojtar shqiptar qe ka kualitet e presim se na ndihmon. Është mirë që lojtarët e talentuar të jenë me ne.

Pritshmëritë?

Të them të drejtën ne e dimë çfarë mundësish kemi ne këtë grup, nuk do kemi shumë presion e dimë se çfarë mund te fitojmë. Duhet te jemi optimist do të përpiqemi të japim maksimumin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×