
Demi Moore ndodhet në Greqi ku po shijon pushimet e saj verore, ndonëse vendodhja e saj nuk dihet saktësisht.
Aktorja hollivudiane është në mesin e dhjetëra personazheve të famshëm që zgjodhën këtë vit Greqinë për të kaluar verën. Të tjerë janë edhe Eva Mendes dhe Ryan Gosling, James Franco, Elon Musk.
Gjatë qëndrimit në Greqi, aktorja ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku duket me mikun e saj (qenin), Pilafin i cili nuk i ndahet kurrë. Ato shihen në një jaht, ku po presin pjesën tjetër të shoqërisë. Në sfond shihet një flamur grek.
“Foto nga pushimet,”-ka shkruar Demi Moore krahas fotove.