Mançester Junajtid ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku “Djajtë e Kuq” duket se po vëzhgojnë me kujdes situatën në La Liga ku pas interesimit për Frenki De Jong duket se janë vënë pas sulmuesit të Realit, Marko Asensio.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, spanjolli mund të largohet nga Reali pas situatës me rinovimin e kontratës e cila i përfundon në vitin 2023. “Los Blancos” mund të vendosë ta shesë lojtarin në këtë merkato për mos ta humbur me zero në vitin e ardhshëm, me Junajtid që po vëzhgojnë situatën me kujdes.
26-vjeçari do ta pranonte me kënaqësi një transferim në Angli në kërkim të një eksperience të re për t’u vendosur nën urdhrat e teknikut Erik Ten Hag.
Arena e Lajmit

Loading…