Diego Kosta tregon çmenduritë e karrierës: Tentoja të përqafoja lakuriq Kante, ai bënte dush me mbathje

Diego Kosta njihet nga të gjithë për karakterin e tij të ashpër dhe polemizues në fushën e lojës, por jashtë saj me sa duket sulmuesi brazilian i natyralizuar si spanjoll, dëshiron të bëjë shumë shaka. Disa të tilla i ka treguar vetë, në një emision në YouTube, “Pilhado”, duke treguar raportin special që kishte krijuar me lojtarë të ndryshëm.

sdadadasd

I pari ishte Hulk, me të cilin Diego Kosta ka luajtur duke fituar titullin së fundmi në Brazil me fanellën e Atletiko Mineiro. “Ishte dhe është ylli i madh i ekipit. Kur firmosa, ishte i pari që më telefonoi dhe më ftoi që të shkoja të flija në të njëjtën banesë. I thashë ‘Hulk, je tundues me atë prapanicë që ke’. Ishim shumë miq”, tregoi duke qeshur Diego Kosta.

Një tjetër lojtar me të cilin ai pranoi se kishte krijuar miqësi dhe me të cilin argëtohej, ishte N’Golo Kante, mesfushori i Çelsit. “Mundohesha ta përqafoja kur isha lakuriq. Ai është shumë i ndrojtur. Unë zhvishesha në dushe dhe thosha ‘Kante, më jep një përqafim’ ndërsa ai me shumë seriozitet më thoshte “Jo, jo Diego’. Nuk hiqte as mbathjet për të bërë dush”, tregoi Diego Kosta situatën me francezin në periudhën kur luante me Çelsin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×