Do festonte sot ditëlindjen e 44-të, Vanessa ndan mesazhin e ndjerë për Kobe Bryant: Më mungon shumë

vanessa-bryant-kobe-ditelindje-panorama-plus-3

Vanessa Bryant tregoi gjithë dashurinë e saj për Kobe Bryant në ditën kur do kishte qenë ditëlindja e tij e 44-të.

Vanessa përkujtoi ditën e tij të veçantë duke shpërndarë një foto duke përqafuar yllin e ndjerë të ‘Los Angeles Lakers’ pasi ekipi i tij fitoi Kampionatin NBA në 2009. “Gëzuar ditëlindjen, zemër!” shkroi ajo krah postimit në Instagram. “Të dua dhe më mungon shumë! #44.” Në pjesën e komenteve të postimit të Vanessa-s, Kobe mori urime për ditëlindje nga disa yje, duke përfshirë këngëtaren Monica, e cila shkroi, “Gëzuar ditëlindjen Kobe” dhe supermodelja Naomi Campbell, e cila komentoi disa emoji me zemër të kuqe dhe tortë. Ish-ylli i WNBA-së Lisa Leslie shkroi, “Gëzuar ditëlindjen Mbreti Kobe“, ndërsa Khloe Kardashian i dërgoi mbështetjen e saj Vanessa-s, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua V!!!”

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Kobe, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter ndërsa po udhëtonin për në një turne basketbolli në Akademinë Sportive Mamba në Thousand Oaks, Kaliforni. Që atëherë, Vanessa ka bërë çmos për të mbajtur gjallë kujtimin e Kobe për tre vajzat e tjera të tyre – Natalia, 19 vjeç, Bianka, 5 vjeç dhe Capri, 3 vjeç. Muajin e kaluar, ajo i çoi vajzat për të vizituar qytetin në Itali ku Kobe u rrit, ndërsa babai i tij luante basketboll. 

Megjithëse nëna e katër fëmijëve po punon për të patur një jetë normale për vajzat e saj, ajo po përballet gjithashtu me pasojat e vdekjes së burrit dhe vajzës së saj në gjyqin e saj kundër Los Angeles County, të cilin ajo po e padit pasi disa nga zëvendësit e sherifit dhe zjarrfikësit ndanë foto të paautorizuara nga rrëzimi vdekjeprurës i helikopterit.

Vanessa po kërkon dëmshpërblim për shqetësimin emocional për fotot e paligjshme; megjithatë, Los Angeles County argumenton se padia e saj është pa merita ligjore, sipas procesverbalit të gjyqit të të pandehurve të 3 gushtit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×