Plas sherri në një lokal në Pogradec, 34-vjeçari përleshet me dy vajza dhe përfundon në “radarin” e policisë

Po 3

Policia e Pogradecit po heton në gjendje të lirë një 34-vjeçar pasi është konfliktuar me dy vajza të reja në ambientet e një lokali, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta fizike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike”, njoftojnë Blutë e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×