Milani piketon goditjen e parë te Roma e Murinjos, kuqezinjtë “sakrifikojnë” sulmuesin për transferimin e talentit italian

Milani duket se nuk do të humbasë kohë për të arritur te objektivat e merkatos së verës, ku në listën e Paolo Maldinit ka përfunduar dhe mesfushori i Romës, Nikolo Zaniolo.

ZANIOLO 3

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, kuqezinjtë po studiojnë formulën e duhur për të arritur tek talenti italian, ku në orët e fundit hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm me sulmuesin kroat Rebiç ka fituar terren.

Sigurisht Milanit do t’i duhej që bashkë me kartonin e Rebiç të ofronte dhe një shumë të konsiderueshme parash për të barazuar vlerën  kartonit të Zaniolos, që Roma e vlerëson jo më pak se 50 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×