U mposhtën nga Danimarka, flet Loris: Mbape na frikësoi, korrigjohemi ndaj Austrisë

“Nuk ka momente të duhura për të njohur humbjen. Dhamë gjithçka kundër Danimarkës, ndaj edhe pengu i vetëm për këtë ndeshje është rezultati”.

LORIS

Me këtë fjalë Hygo Loris ka shpjeguar disfatën që kampionët në fuqi të Ligës së Kombeve pësuan në shtëpi përballë Danimarkës. Dëmtimet e Varanit dhe Mbapesë rëndojnë bilancin për “Gjelat”, por kapiteni i ka qetësuar të gjithë me fjalët e tij. “Mbape dhe Varan u ndalën për të mos rënduar problematikat.

Të dy morën goditje dhe nuk duken si probleme serioze. U frikësuam disi, por janë djem të fortë e do të rikthehen.

Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës kundër Austrisë. Është rasti për të korrigjuar këtë nisje që i bëmë turneut pasi është brenda mundësive tona”, deklaroi portieri i “Gjelave”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×