Zhvilloi sezon pozitiv me Kastriotin, Edon Hasani tërheq vëmendjen e klubit azer

Pas një sezoni të kënaqshëm të kryer me fanellën e Kastriotit, Edon Hasani ndiqet me interes nga një skuadër jashtë Shqipërisë.

hasani

Sipas asaj që raportojnë mediat azere, skuadra e Ligës së Dytë në Azerbajxhan, Turan-Tovuz, e ndjek me interes ish-mesfushorin e Tiranës, ku edhe trajneri i skuadrës, Ajkan Abasov ka dhënë “OK” e tij për të transferuar 30-vjeçarin.

Vlen të theksohet se shkodrani është në kontratë me klubin krutan deri në janar të vitit 2023 dhe nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë.

Më parë Hasani ka mbajtur veshur edhe fanellat e Vllaznisë, Kukësit, Tiranës, Sepahan, Poli, Liteksit, Ceahlaul.

View this post on Instagram

A post shared by Azərbaycan Futbolu 🇦🇿 (@premyerliqa)

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×