Plagosi me thikë të riun, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Policia

Policia e Tiranës ka arrestuar 23-vjeçarin O.M., pasi ka plagosur me mjet prerës të riun E.M., 21-vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta.

Për pasojë 21-vjeçari i plagosur E.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi: Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×