Aksident në aksin Milot-Rubik, autoboti me gaz përmbyset në rrugë, policia dhe zjarrfikësit drejt vendit të ngjarjes

MIRDITË

Një autobot me gaz është përmbysur në aksin Milot-Rubik pasditen e sotme, teksa ngjarja ka shkaktuar panik.

Sipas policisë, në aksin rrugor Milot-Rubik, në fshatin Fang, shtetasi E. S., gjatë drejtimit të automjetit tip “Scania” (bot që transportonte gaz), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×