Vrasja e Xhuvanit, Klodiana Lala: ‘Petët e lakrorit’ do të hapen në proces gjyqësor. Zheji: Nëse i këputet koka ‘Meduzës’, s’do kemi ngjarje të tilla

Vrasaja Ne Elbasan Pjerin Xhuvani

Vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 2019-ës, është bërë objekt diskutimi në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.
Gazetarja Klodiana Lala pohoi se tashmë do të hapen ‘petët e larkorit’ në procesin gjyqësor.

Lala: Nesër petët e lakrorit do të hapen në proces gjyqësor. S’do të ketë vetëm një përgjegjës. grupi që erdhi në mbështetje të Mehmet Grecës, dominuan të gjithë territorin aty, ishin dominant ndaj grupit kriminal dhe ndaj policisë.

Zheji: Mendoj se ka disa pikëpyetje për këtë ngjarje. Në radhë të parë, mungesa e zgjidhjes së një krimi, ai i prillit në Elbasan. Do të thotë se është litar i varur. Nëse i këputet koka Meduzës. Nëse zbardhet mirë ky tumor, që përfundon me një ngjarje tragjike në Elbasan, do të kishim shpresë që të tilla ngjarje, procese, s’do kishte kurajo njeri që t’i bënte më. Mendoj se do të ishe në nder të PD dhe të kësaj force politike që pretendon të ndryshojë rregullat dhe të mundohet për një votë të lirë, të luftonte për nderin e Paplekës. Krimi politik.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×