VIDEO/ Mesi barazon rekordin e karrierës, kthehet 10 vite në kohë përballë rivalit të Shqipërisë

Lionel Mesi duket se ka filluar të argëtohet përsëri me përfaqësuesen e Argjentinës dhe po e tregon në ndeshjet e fundit. “Plesht” udhëhoqi përfaqësuesen e vendit të tij në fitoren e “Finalissima” ndaj Italisë pak ditë më parë ndërsa sot ka shkëlqyer në një miqësore ndaj Estonisë.

asdasdddd

Në sfidën e luajtur sot, Mesi tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë, duke filluar me një penallti që në minutën e 8 të duelit, e më pas ai shënoi në fundin e pjesës së parë duke çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij në pushimin e  ndeshjes.

Në pjesën e dytë vazhdoi spektakli personal i tij pasi shënoi në minutat 47, 70 dhe 75, duke mbylluri duelin me shifrat 5-0 falë golave të shënuar prej tij. Kështu, ai barazoi ndeshjen më të mirë të karrierës, pasi më parë 5 gola në një sfidë i kishte shënuar vetëm në Ligën e Kampioneve ndaj Bajer Leverkusen në vitin 2012.

Duhet kujtuar që Estonia është rivali i Shqipërisë në një miqësore që do të luhet në “Air Albania” më datë 13 qershor.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×