Simone Inzagi do të takojë sot kryesinë, në atë që pritet të jetë edhe takimi përfundimtar mbi rinovimin e kontratës së tij, që edhe pse në parim është i kryer, nuk është zyrtarizuar ende.
Kur ka edhe një vit kontratë, trajneri ka fituar besimin e pronarëve dhe drejtuesve, të cilët duan të vazhdojnë bashkëpunimin deri në 2024, me opsion rinovimi deri në 2025, një kontratë që do t’i sigurojë teknikut 5.5 milionë euro në sezon.
Por edhe pse kjo do të jetë pika kryesore e rendit të ditës, merkatoja nuk do të ngelet pas me Inzagin që do të paraqesë edhe një herë kërkesat e tij, mbi të gjitha duke vendosur bashkë me drejtuesit fatin e yjeve të skuadrës që janë vënë nën shënjestrën e klubeve të tjera.
Arena e Lajmit

Loading…