EKSKLUZIVE/ Sulmuesi e mbyll me Dinamon, mister mbetet…

Dinamo nis sot javën e dytë të stërvitjes postkampionat.

Cinedu goli

Klubi ka “urdhëruar” që skuadra të vazhdojë përgatitjet deri më datë 15 qershor dhe pjesa dërrmuese po e respektojnë vendimin.

Gjatë kësaj kohe do të bëhet “procesi i rivlerësimit” apo negociatat për ndërprerjen e mundshme të kontratave me titullarët. Grupi i futbollistëve në fakt ka filluar të reduktohet gjatë ditëve të fundit.

Pas portierit Romeo Harizaj dhe dy sulmuesve Redon Mihana dhe Rimal Haxhiu (lojtarë që fakt ishin në huazim nga Apolonia dhe marrëveshja përfundoi), një tjetër lojtar ka ikur.

ÇINEDU – Sulmuesi Stefan Çinedu është një nga largimet e para të Dinamos në radhët e atyre që kanë një kontratë.

Nigeriani është larguar nga Shqipëria, por mister mbetet forma e “divorcit”.

Nuk është ende e qartë nëse palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimet apo sulmuesi ka vendosur të largohet nga kryeqytetasit.

DINAMO EGNATIA 1

Për momentin, klubi nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për Çinedunë dhe asnjë lojtar tjetër.

Nëse sulmuesi ka kërkuar largimin, kuptohet që duhet të ketë pranuar kushtet e drejtuesve të Dinamos për t’u lënë i lirë.

Kujtojmë që Çinedu erdhi verën e kaluar te Dinamoja për të mbajtur peshën e sulmit të kryeqytetasve.

Ai luajti në shumë ndeshje titullar, i vetëm në majë të ofensivës, por shënoi vetëm 3 gola me fanellën blu.

Në janar afruan edhe afrikanin tjetër, Rexhinaldo, i cili mori vendin e Çinedusë, por edhe ai pati një rendiment më të keq. Rrugën e Çinedusë pritet që gjatë kësaj jave ta ndjekin edhe lojtarë të tjerë të Dinamos.

TË TJERËT – Në stërvitje vazhdojnë të jenë emrat kryesorë të formacionit të Dinamos, duke filluar nga kapiteni Agim Ibraimi, për të vazhduar me Eni Imamin, Aleksandar Sofranakun, Besir Demirin, Lancinet Sidibenë, Hoze Denison Silva dos Santos, Goran Siljanovskin, Aleksandar Isaevskin dhe disa të rinj.

Artur Rexhinaldo është me kombëtaren e tij, kurse Sabjen Lilaj po vazhdon fazën e rikuperimit në Greqi.

Interesant është fakti se dy lojtarëve maqedonas, Siljanovskit dhe Isaevskit, u ka përfunduar kontrata me Dinamon, megjithatë kanë vendosur të respektojnë vendimin e klubit.

Me siguri kjo javë do të sjellë të reja në kampin dinamovit.

Të tjerë titullarë pritet të largohen nga blutë, por më parë duhet të arrijnë një akord me klubin për të firmosur ndërprerjen e kontratës.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×