VIDEO/ Vrojtuesi bën heroin në plazhin e Spillesë, shpëton nga mbytja një pushues të moshuar që e “rrëmbyen” dallgët

Reyht

Një roje bregdetare në plazhin e Spilles ka shmangur një tragjedi të mundshme, teksa rreth orës 17:00 ka arritur të shpëtojë nga mbytja një qytetar.

Nga raportimet e para, mësohet se personi që rrezikonte të mbytej është nga Elbasani, rreth 60 vjeç.

Ai kishte mbetur në det pas shtimit të intensitetit dhe madhësisë së dallgëve dhe vrojtuesi Festim Suli ka hyrë për ta shpëtuar, duke e nxjerrë menjëherë në breg.

Të lënduarit i është dhënë ndihma e shpejtë dhe në mungesë të një qendre urgjence në plazhin e Spillesë është lajmëruar ambulanca, që ka bërë transportimin e tij drejt Spitalit të Kavajës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×