RTSH nuk transmeton ndeshjen e Shqipërisë, protestë e Tifozave Kuq e Zi: Nuk e kanë parë të arsyeshme…

Vendimi i RTSH për të mos transmetuar ndeshjen e përfaqësueses shqiptare në transfertë ndaj Islandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve, është ndeshur me një protestë të zëshme nga tifozët e shumtë që pritnin të ndiqnin takimin nëpërmjet transmetuesit publik shtetëror

tifozat kuqezi

Reagimeve të shumta u është shtuar edhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi” i cili prej shumë vitesh ndjek hap pas hapi kuqezinjtë në çdo transfertë që kanë zhvilluar në stadiumet në të gjithë kontinentin.

Reagimi zyrtar nga Tifozat Kuq e Zi

Përderisa Tifozat Kuq e Zi bëjnë kilometra për ta parë kombëtaren në Islandë, TVSH nuk e ka parë të arsyeshme të transmetojë drejtpërdrejt sonte ndeshjen e Kombëtares, të cilën interesi i gjithë Shqipërisë është të ketë sa më shumë vëmendje në ndeshjet që luan Kombëtarja.

Pas tre muajve pauzë, Kombëtarja jonë sonte luan ndeshje të rëndësishme kundër Islandës, ndërsa TVSH ka vendosur të mos transmetojë Kombëtaren dhe të transmetojë ndeshje të ekipeve të huaja.

Gjithsesi, djemtë tanë të Kombëtares, si në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, do të mbështeten nga Tifozat Kuq e Zi, por kjo qasje e tillë, është e gabueshme dhe nuk tolerohet nga ne, sepse mbi të gjitha sportet, e rëndësishme është Shqipëria.

tifozat

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×