Qëndruan për 72 orë në aeroportin e Rinasit/ Si iu ndalua hyrja në Shqipëri dy iranianëve. U deportuan në… (Foto+Video)

Iraniane

Një burri dhe një gruaje, u është ndaluar hyrja në Shqipëri, në momentin kur ata kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për dy persona të lindur në Iran, me shtetësi gjermane.

“BalkanWeb” mëson se Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool, janë personat në fjalë të cilëve u është ndaluar hyrja. Gjithashtu nga autoritetet u është kërkuar kthimi, për në Gjermani.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga personat në fjalë dhe më pas janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u deportuar më pas në Gjermani.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në momentin kur iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet personi i shtrirë dhe në gjendje jo të mirë.

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Ndër të tjera ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen pas samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×