Nuk ka më dyshime, Paolo Zaneti do të jetë trajneri i ri i Empolit të shqiptarëve. Ai do të zëvendësojë Aurelio Andreacolin e larguar. Prej ditësh ishte lakuar emri i ish-trajnerit të Venecias për të marrë drejtimin e skuadrës ku aktivizohet Asllani, Bajrami dhe Ismajli, ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi italian.

Vlen të theksohet fakti se Asllani dhe Bajrami ishin 2 protagonistët absolutë te Empoli, në sezonin që sapo lamë pas. Pritet që shqiptarët të kenë të njëjtën peshë dhe protagonizëm edhe me trajnerin e Zaneti, i cili e ka drejtuar edhe në të kaluar Empolin.
“Klubi i Empolit njofton se i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Paolo Zanetit. Tekniku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan.
𝘽𝙚𝙣𝙩𝙤𝙧𝙣𝙖𝙩𝙤 𝙋𝙖𝙤𝙡𝙤 𝙕𝙖𝙣𝙚𝙩𝙩𝙞
Empoli Football Club comunica di aver affidato la guida tecnica della prima squadra a Paolo Zanetti. Il tecnico ha firmato un contratto biennale con opzione di rinnovo per un’ulteriore stagione pic.twitter.com/lsagh5YFGw
— Empoli Fc Official (@EmpoliCalcio) June 6, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
and then