Kastrioti mbijetoi në Superiore, duke bërë një gjysmësezoni perfekt, çka arriti që t’i siguronte mbijetesën në Superiore disa javëpërpara fundit të sezonit.

Ndonëse të gjitha ndeshjet i luajti larg Krujës, Kastrioti bëri mirë, por nuk arriti që të ndiente ngrohtësinë dhe mbështetjen që kanë disa ekipe të tjera, kjo për faktin seprej tri sezonesh krutanët luajnë në “mërgim”. Një projekt i bërë disa vite më parë mbi rehabilitimin e stadiumit, vijon të jetë ende në tryezën e bashkisë, pa një datë për nisjen e punimeve.
“Panorama Sport” ka arritur që të sigurojë foto të projektit fillestar të rikonstruksionit të stadiumit Kastrioti. Ende gjithçka është në ajër sa i takon fillimit të punës, por shpresohet që bashkia,në bashkëpunim me FSHF-në dhe presidencën e klubit, të ulen së bashku për të vendosur gjithçka.
– Arena e Lajmit
Loading…
and then