“Vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik formacionit”, Salihi shpjegon zgjedhjet e Rejas: Po mendojmë dhe për Izraelin

Shqipëria është gati të përballet me Islandën në transfertë në sfidën e parë të kuqezinjve të Ligës së Kombeve për këtë edicion të tretë. Në një intervistë për “Super Sport”, përpara fillimit të takimit, zv. trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, shpjegoi zgjedhjet e teknikut Reja për formacionin titullar në këtë sfidë.

salihi

3-5-2? – Vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik formacionit tonë. pavarësisht kundërshtarit ne mundohemi t’i qëndrojmë lojës tonë.

Abrashi-Gjasula dhe jo Asllani? – Janë më shumë se 23-24 lojtarë. Të gjithë prej tyre mund të luajnë nga minuta e parë. Në minutën e fundit ka vendosur trajneri me këto lojtarë. Nuk do të thotë që Asllani nuk do të luaj gjatë lojës.

Me Izraelin ndryshe? – Kjo është e vërtetë. Shumë edhe prej vendimeve janë në raport me ndeshjen e dytë. Do të kemi lojtarë që do të përdoren te kjo ndeshje dhe tjetër. Mendojmë pak për të dyja ndeshjet.

Presion? – edhe unë e kisha frikë. Por më shumë i jep besim dhe kofidencë lojtarëve. Është merita e tyre që kanë arritur të jenë favorit. Më shumë i jep vetëbesim se sa një presion.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×