“Tirana zgjedhja e duhur”, rrëfehet mesfushori Totre: Titulli ishte special

Enur Totre është ndoshta një nga blerjet më të rëndësishme të Tiranës. Mesfushori ishte ai që vendosi titullin me Partizanin në takimin e Elbasanit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori tha se të qenit kampion për të nuk është diçka e re, por falënderon bardheblutë që pranuan ta kishin pjesë të ekipit në një moment të vështirë.

TOTRE

Mesfushori ka luajtur 38 ndeshje, ka shënuar 5 gola, ka dhënë 6 asiste dhe është aktivizuar 3124 minuta. Për ata që nuk e dinë, Enur Totre ka luajtur tri “play off”-e: dy në Europa League dhe një në Champions League. Ëndrrat e shqiptarëve u prishën kur përballë dolën skuadra të mëdha si Milani, Rozenborgu apo Genti.

Në sezonin 2016-2017 ishte Genti që i eliminoi me dy fitore. Një vit më vonë, përballë tetovarëve u paraqit Milani dhe Shkëndija u dorëzua paq. Në vitin e tretë skuadra luajti në Champions League kundër Rozenborgut, këtë radhë në fazën e grupeve. Edhe këtë herë nuk ia doli.

Enur, keni qenë një nga lojtarët bazë të Tiranës, ndërsa vetëm në një vit dolët kampion me Tiranën?

Nuk është titulli i parë imi në karrierë. E kam marrë më parë edhe me Shkëndijën po ky me Tiranën është i veçantë. Kam nderuar shokët, stafin, klubin, drejtorin, presidentin. Për mua ka qenë një sezon perfekt nga të gjitha drejtimet.

Duke u kthyer pas në kohë, mund të themi që gushtin e shkuar keni bërë zgjedhjen e duhur për të ardhmen?

Të jem i sinqertë, duke u kthyer në kohë, zgjedhja më e mirë për mua ishte Tirana. Nuk mendoj se kam gabuar. E kam treguar se nuk kam gabuar. Fusha dhe titulli më dhanë të drejtë.

Vinit nga një periudhë e vështirë ku kishte shumë pak minuta në këmbë, pasi kishit qenë në stol…

Ia kam treguar Tiranës që edhe pse gjashtë muaj pa luajtur, u mundova të jepja maksimumin. Gjithsesi, klubi më ka mbështetur në çdo moment.

Çfarë e bën speciale këtë skuadër që arriti të fitonte titullin kampion këtë sezon, duke dominuar nga java e katërt?

Ju e keni parë gjithmonë. Ne jemi të gjithë bashkë. Ne jemi familje. Pavarësisht të tjerave, ne funksionojmë si një grup i vetëm.

Kujt ia dedikoni atë titull të fituar në fushë?

Titullin ia dedikoj familjes. Qyteti e ka merituar plotësisht. Shokët gjithashtu.

E ardhmja juaj. Është përfolur për një largim të mundshëm pas Europës. ka gjë konkrete?

Me Tiranën kam kontratë edhe një vit. Nëse ka ndonjë ofertë do të ulem me presidentin për të diskutuar. Nëse shoh që është ndonjë ofertë e mirë ndoshta iki.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×