Pas tragjedisë në Himarë/ News24 vëzhgim në bregdetin e Jugut, mjetet lundruese shumë afër pushuesve

Mjetet Lundruese

Kamera e News24 ka bërë një vëzhgim që nga Vlora, do vazhdojë deri në Sarandë se çfarë ndodh në bregdetin shqiptar lidhur me mjetet lundruese.

Gazetari Osman Stafa i cili ka qenë në bregdetin e jugut, tha se në Radhimë, Orikum e Palasë situata vazhdon e njëjtë, ligji nuk zbatohet dhe pas tragjedisë në Himarë.

“Në Palasë, mjetet lundruese janë në det të hapur pranë zonës ku notojnë pushuesit. Duhet së paku 300 metër larg nga bovat.

Pushuesit janë fare afër këtyre mjeteve lundruese. Ligji nuk zbatohet dhe pse është i qartë dhe thotë se mjetet duhet të jenë në largësi 300 metra nga zona ku pushuesit bëjnë plazh”, raportoi Stafa.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×