Detajet/ Pas tragjedisë në Himarë, vihen në lëvizje autoritetet, sekuestrohet një skaf në Dhërmi

78787854878

Pas tragjedisë së ndodhur një ditë më parë në Himarë, sot në Dhërmi është duke u zhvilluar një operacion i policisë kufitare të Vlorë, ku është sekuestruar një skaf me mungesë dokumentacioni.

Sakaq, drejtues të lartë po zhvillojnë një operacion për kontrollin dhe verifikimin e mjeteve të lundrimit.

“Ajo që vihet re, ka një shkelje të ligjit, sipas të cilit nga vendi ku pushuesit notojnë, mjetet lundruese duhet të jenë së paku 300 metra larg. Kjo zonë i përket zonës B sipas ligjit dhe nga bregu i detit duhet të jetë 100 metra zona për pushuesit ku mund të notojnë dhe ku janë sinjalizuesit, ku mjetet lundruese nuk mund të hyjnë dhe të kapërcejnë këto vija.

Nga ajo që shikojmë, duke qenë se kontakti me policinë është i pamundur, është një skaf i cili ndodhet i sekuestruar. Disa banorë dhe pronarë kanë pohuar se do të bëhet verifikimi i mëtejshëm”, raportoi për News24 dhe BalkanWeb gazetari Stafa.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×