Xhanluixhi Donaruma sot kishte sot një natë shumë të veçantë, pasi ai zbriti në fushën e lojës me shiritin e kapitenit të përfaqësueses së Italisë në sfidën kundër Hungarisë. Një sfidë që u kurorëzua me fitore dhe ktheu italianët në kreun e grupit në Ligën e Kombeve.
“Është një emocion i papërshkrueshëm që të mbash fanellën me numrin 12 dhe shiritin e kapitenit. Nuk ka fjalë, është emocionuese.
Dëmtimi në gisht? Për këtë fanellë luhet edhe pa një gisht. Duhet të falënderoj edhe stafin mjekësor që më ka ndihmuar pasi dy ditë më parë ishte e pamundur. Me dëshirën time dhe me ndihmën e tyre ia dola që të jem në fushë. Do të luaj gjithmonë nëse do të jetë e mundur.
Sot kishim dëshirën që të rifillonim dhe të ishim përsëri mirë bashkë. Duhej fitorja dhe falënderime djemve të rinj që po na japin një ndihmë të madhe. Do të ecim përpara kështu. E dinim që duhej të ndryshonim, duhej nisur nga këta të rinj të cilët kanë dëshirë të punojnë dhe ky është shpirti i duhur”, tha portieri i përfaqësueses italiane.
Arena e Lajmit

Loading…